Nga Leao te Giroud e Bennacer, si është situata e rinovimeve te Milani

Nga Leao te Giroud e Bennacer, si është situata e rinovimeve te Milani

14:54, 27/12/2022

Rinovimi i Rafael Leaos vazhdon të jetë një çështje e hapur te Milani, por fokusi i kuqezinjve nuk është vetëm ylli portugez. Dyshja drejtuese Maldini dhe Massara kanë në listën e tyre të rinovimeve edhe dy lojtarë të tjerë shumë të rëndësishëm.

Bëhet fjalë për Ismael Bennacer dhe Olivier Giroud. Sulmuesit francez i skadon kontrata në fundin e këtij sezoni, por te Milani nuk duan të privohen nga shërbimet e tij. Maldini dhe Massara do të takohen në fillimin e vitit 2023 me agjentët e lojtarit për të arritur përfundimisht marrëveshjen që do të finalizohet me firmën në kontratën e re.

Po në fillim të vitit 2023, dyshja drejtuese e kuqezinjve do të takohet edhe me agjentët e Bennacer për të finalizuar marrëveshjen e cila prej kohësh duket se është arritur. Por nëse për këta dy lojtarë Milani duket se është shumë pranë rinovimit, Maldini dhe Massara do të kenë një fokus të madh në negociatat për të mbajtur me fanellën kuqezi Rafael Leao.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco