Mosmarrëveshje e madhe për Benzeman

Mosmarrëveshje e madhe për Benzeman

13:40, 27/12/2022

Për shkak të një dëmtimi në kofshën e majtë, pesë herë fituesi i Ligës së Kampionëve, Karim Benzema nuk u angazhua në Kupën e Botës, Katar 2022 nga trajneri i Francës, Didier Deschamps (54 vjeç).

Por këshilltari dhe shoku i tij, Karim Xhaziri, ka sulmuar në rrjetet sociale zëvendëskampionin e botës.

Pretendimi i tij është: Benzema mund të kishte luajtur nga raundi i 16-të i Kupës së Botës dhe nuk duhej të shkonte  në shtëpi.

Ai ka postuar një video në Tëitter ku shfaqen pamjet e lëndimeve të Benzemas ku shkruan: “Së pari u konsultova me tre specialistë, të cilët konfirmuan diagnozën se Benzema do të ishte i aftë që për raundin e 16-të, të paktën në pankinë. Pse iu kërkua të largohej kaq shpejt?”

 

 

Sipas raportimeve të mediave, Deschamps vendosi të mos apelojë për të mos rrezikuar strukturën e ekipit.

Marrëdhënia mes trajnerit dhe Benzemas është konsideruar prej kohësh shumë e tensionuar.

Së fundmi, “L’Équipe” raportoi se Benzema nuk e ka penguar dëmtimi i tij dhe se ai dëshironte të qëndronte në Katar.

Megjithatë, disa shokë të skuadrës, duke përfshirë Hugo Lloris (35 vjeç), Antoine Griezmann (31 vjeç) dhe Olivier Giroud (36 vjeç), do ta kishin mirëpritur largimin e Benzemas.

Kjo nuk tregon domosdoshmërisht vlerësime të larta të popullaritetit për sulmuesin në ekip.

Së fundmi Benzema tërhoqi vëmendjen me veprimet e tij në lidhje me kombëtaren franceze.

▶ Pak ditë më parë fituesi i Topit të Artë të këtij viti njoftoi tërheqjen nga kombëtarja, duke shkruar në “Tëitter”: “Kam bërë progresin dhe gabimet që më kanë sjellë këtu ku jam sot – dhe jam krenar për të! Unë e shkrova historinë time dhe e jona përfundon këtu.” postim të cilin Benzema e shoqëroi me një foto të tij të fanellës së kombëtares së Francës.

Pak ditë pasi u tërhoq nga “ekipi i kombëtares franceze”, Benzema nuk ka ndjekur më në Instagram shumicën e yjeve të Francës.

Nga lojtarët që përfunduan nënkampionë në Kupën e Botës në Katar, vetëm dy bashkëlojtarët e tij në Real Madrid, Eduardo Camavinga (20 vjeç), Aurelien Tchouaméni (22 vjeç), Kylian Mbappé (24 vjeç), Raphael Varane (29 vjeç) dhe Marcus Thuram (25 vjeç) janë ende në listën e tij por Benzema vijon të ndjekë profilin zyrtar të kombëtares së Francës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco