Në klub apo kombëtare? Ja ku ndihet më mirë Lewandowski

Në klub apo kombëtare? Ja ku ndihet më mirë Lewandowski

22:01, 25/12/2022

 

Robert Lewandowski iu bashkua Barcelonës vetëm këtë verë, por ai e kishte bërë të qartë disa muaj më parë se ëndërronte të bëhej lojtar i Blaugranas. Ai u përshtat menjëherë.

Pas përfundimit të pauzës për Kupën e Botës, ai ishte ndër të parët që u rikthye në stërvitje, duke shkurtuar pushimet e tij dhe tani në një intervistë për mediat e klubit ai pranoi se nuk ka asgjë më të mirë për të sesa të jetë te Barcelona.

“Kur isha në Kupën e Botës dhe isha larg qytetit të Barcelonës, nga klubi, ishte shumë e vështirë për mua. Kur u ktheva, u ndjeva sikur po kthehesha në shtëpi. Isha larg klubit dhe qytetit tim dhe kjo ndjenjë do të thotë shumë për mua. Jam shume i lumtur”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco