‘Sëmundje, Luftëra dhe Vetmi’/ Mourinho është i veçantë edhe në urimin për Krishtlindje

‘Sëmundje, Luftëra dhe Vetmi’/ Mourinho është i veçantë edhe në urimin për Krishtlindje

20:58, 24/12/2022

Jose Mourinho është i veçantë edhe në urimet që bën. Trajneri i Romës u ka uruar festën e Krishtlindjes tifozëve verdhekuq dhe të gjithë tifozëve të tij personale nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale.

Bota po kalon një moment të vështirë, në fillim pandemia, më pas luftëra dhe shumë varfëri, por trajneri portugez shpreson dhe beson se e ardhmja do të jetë më e bukur.

“Në këto momente të vështira për kaq shumë njerëz me sëmundje, luftëra, varfëri dhe vetmi në botë, me një ndjenjë trishtimi por edhe shprese, ju uroj të gjithëve Gëzuar Krishtlindjen”, uron “Special One”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco