Messi vishet me mantel/ Kritika të ashpra për veprimin e Katarit

Messi vishet me mantel/ Kritika të ashpra për veprimin e Katarit

09:30, 19/12/2022

Nga Max Schrader, BILD

Ky moment do të debatohet shumë!

Përpara se Argjentina dhe Lionel Messi të merrnin trofeun e Kupës së Botës nga presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, Messi mori një dhuratë shumë të veçantë.

Emiri i Katarit, sheiku Tamim bin Hamad Al-Thani i vendosi një mantel superyllit.

Messi dukej qartë se nuk ishte entuziast për këtë veprim- që ndodhi pak përpara dorëzimit të Kupës së Botës. Ai nuk ndjehet rehat. Në fund, gjithsesi ai e mori pelerinën.

Kur më në fund i lejohet të ngrejë trofeun e Kupës së Botës, ai madje fshihet pak në grupin argjentinas të lojtarëve. Megjithatë, Messi dallohet qartë përmes mantelit.

Futbollisti i njohur gjerman, Bastian Schweinsteiger e kritikoi ashpër këtë veprim: “Nuk mund t’i heqësh lojtarit një moment vërtet të madh. As mua nuk më pëlqeu. Mund ta kishin bërë atë veprim më vonë në kabinë. Nuk mendoj se Messi ishte i lumtur. Sipas mendimit tij, ky ishte një veprim i pasuksesshëm”.

Meqë ra fjala: manteli quhet Bischt.

Bischt është një veshje e jashtme fisnike, që vishet vetëm në raste të veçanta në botën arabe mbi dishdasha (veshja tradicionale mashkullore). Në Katar, vishet kryesisht nga njerëzit e rëndësishëm në ditën kombëtare të vendit. Bischt është kryesisht kafe ose e zezë dhe ka fije prej ari të vërtetë.

Një rast i veçantë është sigurisht finalja e Kupës së Botës në Katar. Sigurisht kjo është arsyeja edhe pse Emiri i Katarit kishte veshur këtë mantel.

Messi tani po fluturon me Kupën e Botës- dhe me një Bischt- drejt Argjentinës...

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco