Superliga/ Mema e nis me sukses te Kastrioti, fitore dramatike e Bylisit në transfertë me Egnatian

Superliga/ Mema e nis me sukses te Kastrioti, fitore dramatike e Bylisit në transfertë me Egnatian

15:02, 16/12/2022

Kastrioti ka arritur të triumfojë në stadiumin e Kamzës kundër Vllaznisë me rezultatin minimal 1-0, në sfidën e vlefshme të javës së 14-të të Superligës.

Sfida nisi me ritëm të lartë nga krutanët të cilët provuan shumë herë për të gjetur golin.

Nga ana tjetër, shkodranët u ndëshkuan me karton të kuq pas një ndërhyrje të gabuar nga ana e Krujës.

Në pjesën e dytë ishte Zogaj ai i cili me prekjen e parë të topit gjeti rrjetën duke ndëshkuar kuqeblutë.

Kështu Ardian Mema e nis me një fitore shumë të rëndësishme aventurën e tij me Kastriotin, ndërsa Vllaznia e Josës zhytet më tepër në krizë.

Ndërkohë, Bylisi ka marrë një fitore shumë të rëndësishme 1-0 në transfertë ndaj Egnatias, për të ringjallur shpresat për mbijetesën në Superiore, teksa ndalin rrogozhinasit të cilët ishin nisur drejt zonës së Europës falë rezultateve të fundit.

Ruçi shënoi golin e fitores në minutën e dytë shtesë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco