Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

Presidenti i Milanit kundër 'San Siro': Rritja fillon nga objektet e reja

Presidenti i Milanit kundër 'San Siro': Rritja fillon nga objektet e reja

16:53, 12/12/2022

Stadiumi “San Siro”, duket se nuk është më në preferencat e klubit te Milanit. Objektivi kryesor i kuqezinjve është ndërtimi i stadiumit të ri. Këtë gjë e konfirmoi vetë Presidenti i klubit Paolo Scaroni për “La Gazzetta dello Sport”.

“Ne duhet të rritemi, duke filluar që nga objektet e reja. Debati publik ka përfunduar dhe ne presim raportin nga Bashkia pas disa javësh. Nëse sugjerojnë ndryshime të mundshme, ne do t’i zbatojmë ato, dhe nëse ato kërkojnë ndryshime, jo faleminderit.” – tha fillimisht Presidenti i Milanit.

“Ne kemi menduar për një sistem tjetër me dy unaza dhe të zhvilluar vertikalisht, për të lejuar një pamje optimale nga të gjitha pozicionet. Për këtë arsye mund të përmbajë nga 65,000 deri në 70,000 spektatorë", përfundoi Paolo Scaroni.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco