Real Madrid bie dakord të blejë kartonin e djaloshit 16-vjeçar, ja shuma marramendëse që do të paguaj klubi spanjoll

Real Madrid bie dakord të blejë kartonin e djaloshit 16-vjeçar, ja shuma marramendëse që do të paguaj klubi spanjoll

13:56, 07/12/2022

Real Madrid ka rënë dakord për gjithçka në lidhje me transferimin e talentit Endrick nga Palemiras, ka bërë të ditur gazetari i njohur italian Fabrizio Romano.

Detajet e kontratës janë rënë dakord, plani është që puna të përfundojë së shpejti. Reali do të paguajë më shumë se 70 milionë euro dhe kanë mbetur vetëm disa detaje të tjera për të mbyllur gjithçka”, shtoi Romano.

Saga e klubit të ri të djalit më të kërkuar në botë duket se ka marrë fund, por Endrick duhet të qëndrojë në Brazil deri në moshën 18-vjeçare dhe më pas të vijë te Reali.

Për shërbimet e brazilianit u interesua edhe PSG, por ata ofruan vetëm 58 milionë euro, ndaj Palmeiras e refuzoi atë ofertë.

Image

Në 14 ndeshje për ekipin e parë të Palmeiras, Endrick ka shënuar nëntë gola dhe ka dhuruar një asist.

Sa për kujtesë, “Marca” spanjolle pak ditë më parë njoftoi se Reali i ka premtuar Endrick dhe përfaqësuesve të tij se nuk do ta blejnë norvegjezin Erling Haaland, duke i garantuar kështu një vend në ekipin e parë në të ardhmen.

 

Reali sheh një yll të së ardhmes tek Endrick dhe është gati të paguajë rreth 70 milionë euro për të, të cilat me bonuse mund të arrijnë deri në 100 milionë.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco