Hetimi i UEFA-s/ Juventusi rrezikon përjashtimin nga Kupat e Europës

Hetimi i UEFA-s/ Juventusi rrezikon përjashtimin nga Kupat e Europës

13:40, 02/12/2022

Përveç gjobave të rënda dhe rrëzimit nga Seria A, Juventusi rrezikon gjithashtu përjashtimin nga Kupat e Europës.

Kështu raportojnë mediet italiane në lidhje me nisjen e një hetimi për llogaritë e klubit të Juventusit të hapura nga UEFA.

Organi i Kontrollit Financiar ka vënë tashmë në letër mundësinë e anulimit të marrëveshjes së nënshkruar në fund të gushtit me “Zonjën e Vjetër”.

Një hipotezë, pasojat e së cilës mund të jenë shumë të rënda. Për shkelje shumë të rënda, do të ishte i mundur edhe përjashtimi nga garat e UEFA-s.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco