Një foto e përndjek Argjentinën: VAR mori lojtarin e gabuar në pozicion jashtë loje të Lautaro-s!

Një foto e përndjek Argjentinën: VAR mori lojtarin e gabuar në pozicion jashtë loje të Lautaro-s!

09:32, 23/11/2022

Në Argjentinë po lëpijnë plagët pas disfatës së bujshme ndaj Arabisë Saudite në Botëror. Vështirë për t’u tretur një debutim i tillë, me Messin dhe shokët e tij që tashmë nuk do të mund të gabojnë më duke filluar nga ndeshja e radhës kundër Meksikës. Keqardhja kryesore është ajo e humbjes së avantazhit ne 45′ e para, i cili gjithashtu mund të ishte më i gjerë nëse VAR-i nuk do të kishte ndërhyrë për të anuluar golin e Lautaro Martinez për shkak të një pozicioni milimetrik jashtë loje.

Një situatë që ka ndezur shumë polemika në Amerikën e Jugut. Ne Argjentine, në fakt, ka nga ata që mendojnë se ka ndodhur një gabim i rëndë dhe kolosal kur u anulua goli i sulmuesit të Interit, në gjendje për të shfrytëzuar një asistim të Papu Gomez. Arbitri bëri një hap prapa pas ndërhyrjes së teknologjisë, me offside gjysmë automatik që dha verdiktin e tij, duke sanksionuar pozicionin e parregullt të Lautaros.

Megjithatë, një postim në Twitter shkaktoi shumë diskutime në Argjentinë, i cili i referohej një “gabimi katastrofik” të mundshëm nga Var. Cilin? Në mënyrë të përmbledhur sipas kësaj hipoteze, përmes sistemit të linjave mund të shihet se si Lautaro është pikërisht në përputhje me mbrojtesin e fundit. Prandaj, është e mundur që teknologjia të jetë fokusuar në një mbrojtës të gabuar, ose në atë në lidhje me të cilin sulmuesi është në të vërtetë më përpara me shpatullën.

Në planin gjeometrik, nuk ka asgjë për të thënë, por në realitet kjo tezë mohohet nga fakti se zbulimi që bën offside gjysmë automatik është te të gjithë lojtarët. Prandaj, marzhi për një gabim gjykimi ndaj mbrojtësit është zero. Prandaj, rezultati i ofruar nga teknologjia në pozicion jashtë loje është i saktë, dhe për këtë arsye jep një rezultat të saktë edhe për çështje milimetrash, i cili më pas i dërgohet arbitrit që ka fjalën e fundit, rapoton Telesport.

Me pak fjalë, offside gjysmë automatik është praktikisht e pagabueshme në vlerësime, edhe kur këto janë shumë komplekse. 12 kamera të specializuara të vendosura nën çatinë e të gjitha stadiumeve të Kupës së Botës bëjnë të mundur ndjekjen e 29 pikave të ndryshme në trup për çdo lojtar, me të dhëna të transferuara 50 herë në sekondë.

Kjo lejon të përcaktohen me saktësi të madhe pozicionet e protagonistëve në fushë dhe gjithashtu skajet e tyre, me përfshirje të mundshme ose jo në situata jashtë loje. Të gjithë gjithashtu duke përfituar nga një sensor në top, i cili dërgon të dhëna 500 herë në sekondë në dhomën e var, për të kuptuar momentin e saktë të pasimit. Me këto mjete, offside kur sanksionohet është praktikisht kasacion.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco