Manchester United e largon si ‘dështak’, reagon Cristiano Ronaldo

Manchester United e largon si ‘dështak’, reagon Cristiano Ronaldo

20:01, 22/11/2022

Cristiano Ronaldo ka bërë një koment të shkurtër për lamtumirën e tij të pritshme nga Manchester United. Klubi anglez dhe futbollisti vendosën bashkërisht që të ndërpritnin marrëveshjen mes tyre, duke e gjykuar gjënë më të drejtë pas deklaratave bombastike që lëshoi portugezi në adresë të klubit pak ditë më parë.

Me Manchester United kemi rënë dakord që të lë skuadrën. E dua këtë klub, i dua të gjithë tifozët dhe kjo që ka ndodhur në javën e fundit nuk do të më bëjë të ndryshoj ndjesitë e mia për këtë gjë.

Ka ardhur momenti i duhur për një sfidë të re personale. I uroj çdo sukses shokëve të mi të skuadrës që nga ky moment e deri në fundin e sezonit”, theksoi Ronaldo në komentin e tij të shkurtër rreth këtij largimi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco