Lajmi i fundit

Vrau policin në Fier/ Vetëdorëzohet Azgan Mërnica

‘Broja është ylli i të ardhmes', Sterling: Nuk mund të gënjej, nuk e kisha parë më përpara

‘Broja është ylli i të ardhmes', Sterling: Nuk mund të gënjej, nuk e kisha parë më përpara

18:17, 22/11/2022

Armando Broja shihet nga të gjithë si një talent premtues me të ardhme në skenën e rëndësishme të futbollit botëror. Dhe këtë ide e mbështet edhe një emër shumë i njohur, sulmuesi i Anglisë, Rahem Sterling. Shok skuadre me Brojën te Chelsea  që nga kjo verë, ai nuk ka ngurruar të deklarojë publikisht se Armando Broja do të bëhet padyshim yll në të ardhmen.

Në një bashkëbisedim me legjendën angleze, Ian Rajt, Sterling lëshoi këtë deklaratë pasi u ngacmua për shpejtësinë. “A je lojtari më i shpejtë në Kobham,?”, u pyet ai nga Rajt. “Jo”, u përgjigj Sterling. “Armando Broja”, shtoi ai.

“Njeriu më i shpejtë në botë. Vetëm kur njerëzit ta shohin me të vërtetë… Po. Nuk mund të gënjej. Gjithmonë, aftësia ime në çdo klub ku kam qenë, është që e diskutoj me shokët që kam jashtë. Ata nuk e kanë parë. Dhe unë u them gjithmonë: ‘Ai është i radhës, ai është ylli i së ardhmes’. Unë kisha dëgjuar shumë gjëra për të më parë, nuk e kisha parë me të vërtetë. Ai është më të vërtetë”, pranoi Sterling

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco