Lajmi i fundit

VIDEO-INVESTIGIMI/ Maloku-Qefalia si shokët ‘5D’ të Erion Veliajt

Kupa e Botës/ Danimarkë-Tunizi, publikohen foirmacionet zyrtare

Kupa e Botës/ Danimarkë-Tunizi, publikohen foirmacionet zyrtare

13:27, 22/11/2022

Botërori 2022 vazhdon këtë të martë me nisjen e Grupit D ku përballen Danimarka dhe Tunizia, në orën 14:00.

Danezët do të luajnë me modulin 3-4-2-1 me Kasper Schmeichel në portë, pas Joachim Andersen, Simon Kjaer dhe Andreas Christensen. Rolet e pistonit mbahen nga Rasmus Kristensen dhe Joakim Maehle ndërsa gjejmë Pierre-Emile Hojbjerg dhe Thomas Delaney në mesin e fushës. I pozicionuar në ballë, Kasper Dolberg mbështetet nga Christian Eriksen dhe Andreas Skov Olsen.

Nga ana e tjetër, “Eagles of Carthage” zgjedhin një modul 3-5-2 ku Aymen Dahmen do të mbrojë katërkëndëshin e portës. Përballë tij Mohamed Drager, Dylan Bronn, Yassine Meriah, Montassar Talbi dhe Ali Abdi. Ellyes Skhiri pozicionohet si shkatërrues me Anis Ben Slimane dhe Aissa Laidouni. Në sulm, Issam Jebali shoqërohet nga Youssef Msakni.

Formacionet zyrtare:

Danimarka: Schmeichel - Andersen, Kjaer, Christensen - Kristensen, Hojbjerg, Delaney, Maehle - Eriksen, Skov Olsen - Dolberg

Tunizia: Dahmen - Talbi, Bronn, Meriah - Dräger, Ben Slimane, Shkiri, Laïdouni, Abdi - Jebali, Msakni

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco