Flick rrëfehet mbi pritshmëritë në Botëror: Tifozët nuk besojnë te Gjermania, do t’i surprizojmë!

Flick rrëfehet mbi pritshmëritë në Botëror: Tifozët nuk besojnë te Gjermania, do t’i surprizojmë!

15:50, 18/11/2022

Hansi Flick nën petkun e një timonieri me një detyrë të vështirë, rikthimin e triumfit në “Kupën e Botës” te “Pancerat”, së fundmi është rrëfyer në kanalin e federatës vendëse mbi pritshmëritë ndaj kompeticionit dhe faktorëve ndërlidhës me të, pa lënë mënjanë “të preferuarin” e tij, Thomas Muller.

Si ndiheni përpara Botërorit dhe sa ndikon te ju presioni?

Javë e fundit kanë qenë intensive, nga njëra anë përgatitja e listës dhe zgjedhja e skemave që do të aplikojmë në eventin më të madh futbollistik dhe nga krahu tjetër presioni i mediave. Gjermania gjithmonë mban një peshë të rëndë në fanellën e çdo lojtari, kjo do të thotë se pritshmëritë dhe përgjegjësia janë tejet të larta. Zgjedhja e lojatarëve nuk ka qenë vendim i lehtë, pasi ne nuk jemi bazuar te emrat, por mbi gjendjen aktuale, atë çka ata kanë treguar në fushë gjatë këtij sezoni. Tashmë është koha të dalim në skenën e madhe në arenën futbollistike dhe të tregojmë version më të mirë”, citonte Hansi.

Misioni që ju ta vlerësoni Botërorin të suksesshëm?

“Ne duam maksimumin dhe maksimumi është titulli. Pres të sjellim një strategji me lojë aktive nga çdo repart. Çdo kush ka dhe mban përgjegjësi e tij në fushë, por ajo çka dua unë është që ata të japin shpirtin në fushë, pasi kjo është e vetmja mënyrë për të arritur frytet e punës”, nënvizoi ish-trajneri i Bayernit.

Pritshmëritë e tifozërisë dhe si kanë ndryshuar në cikle të ndryshme?

Kupa e Botës në 2010 na vishte me petkun e kampionit, marrë në konsideratë kontingjentin në ekip, por ne nuk i dolëm. Botërori i 2014-ës prezantoi në sytë e publikut një Gjermani të vështirë për t’u thyer, por jo pretendente dhe në fund ia arritëm të ngremë kupën në qiellin e Marakanasë. Tashmë kemi një tjetër peizazh në sytë e spektatorit gjerman, ajo e skuadrës së vogël, pa shumë yje dhe me breza të largët. Mbizotëron fryma mosbesuese se ne nuk mund të rikthejmë lavdinë sërish në tokën tonë, por ju them se do ju surprizojmë. Kështu që përgatituni”, pohonte me nota të larta optimizmi ish-asistenti i Lëv gjatë 2014-ës.

Muller drejt një tjetër kompeticioni madhor, sa besim keni tek ai?

“Mënyra se si Thomas e përjeton një Kupë Botë është unike. Është fiks si ai fëmija që shkon me një zell në klasë të parë. Ai përpiqet ta trajtojë çdo sfidë si diçka të re, e panjohur dhe faktikisht kjo duhet të jetë në ADN e çdo lojtari, nëse dëshirojnë të formojnë në nivelin më të lartë. Kam besim absolut se 33-vjeçari do të vendos shumë verdikte jo vetëm në favorin tonë, por edhe të turneut”, përfundoi Flick.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco