E bujshme/ Lidhje mafioze për përfitime në zgjedhje, arrestohet presidenti i klubit italian

E bujshme/ Lidhje mafioze për përfitime në zgjedhje, arrestohet presidenti i klubit italian

12:05, 26/10/2022

Mes 19 personave të arrestuar këtë mëngjes, në provincat e Barit, Palermos dhe Tarantos , ëdhtë edhe presidenti i klubit të Foggia-s, që militon në Serinë C italiane.

Nicola Canonico, është arrestuar së bashku me këshilltaren e qytetit të Barit për “Italia Popolare”, Francesca Ferri, në kuadër të operacionit “Valenza”.

Urdhri është dhënë nga gjyqtari për hetimet paraprake të Barit me kërkesë të Prokurorisë Publike dhe Drejtorisë Antimafia të Rrethit Bari. Presidenti i Foggia, Canonico nga viti 2004 deri në vitin 2009, ka mbajtur postin e këshilltarit bashkiak në Bari dhe ka qenë dy herë këshilltar qarku.

Tashmë, investitori puljez përballet me akuza të rënda që në rast se provohen, mund të ndikojnë drejtëpërdrejtë edhe në ecurinë e klubit të futbollit.

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco