Shqipëri-Arabia Saudite/ Reja i qëndron besnik skemës së tij, 'skicon' formacionin me Cikalleshin dhe Xhixhën në sulm

Shqipëri-Arabia Saudite/ Reja i qëndron besnik skemës së tij, 'skicon' formacionin me Cikalleshin dhe Xhixhën në sulm

09:45, 26/10/2022

Shqipëria luan ditën e sotme në orën 18:30 në Abu Dhabi, miqësoren ndaj Arabisë Saudite. Trajneri i kombëtares, Edi Reja ka grumbulluar për këtë test miqësor shumë lojtarë nga Superiorja teksa mbrëmjen e djeshme grupit i janë bashkuar edhe pesë lojtarët, të cilët kanë qenë të impenjuar me klubet e tyre, e më konkretisht Ardit Toli, Mario Mitaj, Bekim Balaj, Elhan Kastrati dhe Gentian Selmani.

Nën urdhrat e trajnerit Edi Reja, të gjithë lojtarët kanë zhvilluar seancën e fundit në prag të ndeshjes, ku edhe është provuar se si do të zbresin kuqezinjtë në fushë.

Sa i përket skemës, italiani i qëndron besnik 3-5-2-shit, ku ka luajtur pothuajse në të gjitha ndeshjet e Kombëtares.

Pas provave në seancën e fundit, tekniku 77-vjeçar ka projektuar edhe titullarët që do ta nisin me arabët. Në portë nga minuta e parë shihet Gentian Selmani, por gjithsesi mund të ketë edhe një ndryshim me Kastratin. Treshja në qendër është e përbërë nga Erdenis Gurishta i Vllaznisë, Eneo Bitri i Partizanit dhe Rudolf Turkaj i Laçit. Në krah pritet të aktivizohen dyshja e Partizanit Albion Marku dhe Andi Hadroj.

Ndërkohë, në qendër të mesfushës llogariten Arbnor Muçolli i Vejle, Ardit Deliu i Tiranës dhe Esat Mala i Vllaznisë. Ndërkaq, dyshja e sulmit pritet t’i besohet eksperiencës së Sokol Cikalleshit dhe shpejtësisë së Redon Xhixhës së Tiranës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco