'Prindërit janë heronjtë e mi', Benzema: Nuk ndahem nga futbolli, mund të stërvit të rinjtë…

'Prindërit janë heronjtë e mi', Benzema: Nuk ndahem nga futbolli, mund të stërvit të rinjtë…

22:12, 25/10/2022

 

E ka ndjekur prej vitesh ëndrrën e tij dhe në fund e ka bërë realitet. Të hënën e 17 tetorit 2022, Karim Benzema do ta kujtojë gjatë në karrierën e tij sportive, teksa në moshën 34 vjeç ka mundur të shpallet lojtari më i mirë në botë.

Që nga e ajo ditë, sulmuesi i Realit të Madridit i është bashkuar “klubit të përzgjedhur” të fituesve të “Topit të Artë”. Luka Modriç, shok skuadre te Reali dhe Zinedin Zidan ish-trajneri i tij te “Los Blancos” dhe idhulli i tij kanë qenë ata që i kanë dhuruar trofeun në “Bernabeu” për ta ndarë me publikun para nisjes së takimit kundër Seviljes të shtunën e kaluar.

“Topi i Artë” 2022 ka dhënë një intervistë për revistën “GQ Magazine”, pak para se të shpallej zyrtarisht fitues . Në këtë intervistë, Benzema ka rrëfyer reflektimet e tij për karrierën profesionale dhe jetën private.

E nisim me “Topin e Artë”. Si ndiheni?

Nuk mund ta fsheh se që në fëmijëri ka qenë një nga objektivat, një nga ëndrrat e mia të mëdha. Nuk ishte diçka për të cilën mendoja çdo ditë, nuk është se shkoja çdo ditë në stërvitje, sepse doja të fitoja ‘Topin e Artë’, por ai ka qenë gjithmonë në kokën time, që kur isha fëmijë. Jam rritur me brezin e formuar nga Zizu dhe Ronaldo (braziliani). Ata fituan ‘Topin e Artë’ dhe kështu ndodhi, mësova ta dua futbollin duke i parë. Vitin e kaluar përfundova i katërti, isha ndër finalistët, por trofetë e mëdhenj kolektivë nuk i kisha fituar. Këtë vit kam fituar gjithçka.

Kush kanë qenë heronjtë e tuaj të vegjëlisë?

E them me plot gojë se heronjtë e mi jan- prindërit, mamaja dhe babai. Për ta jeta ka qenë mjaft e vështirë, mjaft e ndërlikuar. Më të vërtetë keq… Sa për mua nuk kisha një emër konkret futbollisti si model për ta ndjekur. Pastaj, në moshën 15 ose 16 vjeç nisi të frymëzohem nga Ronaldo dhe Zidani. Nisa të mësoj prej tyre, por kurrë nuk kam thënë se dua të bëhem si ata.

Kur fituat Ligën e Kampioneve, u shfaqët në fushë me fëmijët tuaj. Çfarë ndjetë në atë moment?

Është një ndjesi e pabesueshme, është e mrekullueshme. Emocionohem shumë kur vajza apo djali im vijnë në stadium për të më parë. Djali im e do futbollin. Këto janë momente të jashtëzakonshme. Nuk di si t’i përshkruaj.

Na thoni diçka për Karim Benzemanë si prind…

Kam një anekdotë futbolli me djalin tim Ibrahimin. Ai është i zoti në futboll, por kur stërvitem me të, nuk jam gjithmonë shumë i mirë. Nëse ai nuk më dëgjon kur i pasoj topin, kur e kontrolloj etj., bëj sikur po luajmë futboll të vërtetë. Unë i dëgjoj thirrjet “baba, do të qaj” apo “jam i trishtuar”. Këto lloj gjërash më duken qesharake, sepse babai im ishte i njëjtë me mua. Kështu kam lidhje me djalin tim, edhe pse në fund të stërvitjes e përqafoj nëse e ka fituar [qesh].

Cilat janë ato momente në karrierë që do t’i kujtoni gjithnjë?

Goli i parë në Ligën e Kampioneve, e shënova me Lionin. Më pas ishte debutimi me Realin e Madridit. Kanë qenë momente vërtet të mrekullueshme. Pastaj të tjerat vijnë me radhë, ku do të veçoja titullin e pestë në Champions.

Si do ta përshkruanit evolucionin tuaj në klub?

Fillimet ishin shumë të vështira, sepse isha shumë i ri dhe i vetëm në Madrid. Nuk e dija spanjishten. Sezoni i parë ishte mjaft i ndërlikuar. Por nga ana tjetër përballja me këto sfida më bëri më të fortë. Nisa t’i shoh gjërat ndryshe. E binda veten se duhet të përballoja çdo sfidë. Kisha talentin e duhur për të mbijetuar dhe triumfuar në këtë klub.

Çfarë do të dëshironit të bënit pas futbollit?

Nuk e di, nuk e kam menduar gjatë. Ndoshta t’i përkushtohem punës për të ndihmuar të rinjtë të stërviten, t’i udhëzoj ata të bëhen futbollistë të mirë, që kuptojnë se të jesh më i miri është në fakt më shumë se të shënosh gola. Unë mendoj se ne nuk i përgatisim mirë lojtarët e rinj në futbollin e sotëm. Nëse i pyet ata, sot duan vetëm të shënojnë gola. Të gjithë duan të shënojnë. Por jo gjithçka është gola. Besoj se dhe pa luajtur do të jem pranë futbollit, nuk mund të qëndroj larg tij.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco