SUPERIORE/ Të shtunë dhe të dielë me orare të reja, zbulohet axhenda e javës së 10-të

SUPERIORE/ Të shtunë dhe të dielë me orare të reja, zbulohet axhenda e javës së 10-të

09:22, 23/10/2022

Java e 10-të ose e përkthyer ndryshe java e parë e fazës së dytë në Kategorinë Superiore vjen me orare të reja, të cilat do të zhvillohen të shtunë dhe të dielë.

Ditën e shtunë do të luhen tre takime: Në orën 14:00, në stadiumin e qytetit të Kamzës do të sfidohet Kastrioti dhe Bylisi.

Në orën 16:45 do të luhen dy ndeshje: Në stadiumin “Loro Boriçi” do të jetë dueli Vllaznia-Erzeni dhe në stadiumin “Niko Dovana” do të jetë ndeshja Teuta-Laçi.

Ndërsa dita e dielë do të rezervojë dy duele interesante: Në orën 14:00, në stadiumin “Egnatia Arena”, Egnatia-Partizani dhe në stadiumin “Elbasan Arena”, kryesfida e javës së 10-të, Tirana-Kukësi.

AXHENDA E JAVËS SË 10-TË E KATEGORISË SUPERIORE –

E Shtunë, 29 Tetor 2022 –

KASTRIOTI –  BYLIS | 14:00 | Stadiumi “Kamza”, Kamëz |

VLLAZNIA – ERZENI | 16:45 | Stadiumi “Loro Boriçi”, Shkodër |

TEUTA – LAÇI | 16:45 | Stadiumi “Niko Dovana”, Durrës |

E Dielë, 30 Tetor 2022 –

EGNATIA – PARTIZANI | 14:00 | Stadiumi “Arena Egnatia”, Rrogozhinë |

TIRANA – KUKËSI | 16:45 | Stadiumi “Elbasan Arena”, Elbasan |

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco