Klopp mbron Darvin Nunez: Sikur ta shihnit si shënon në stërvitje...

Klopp mbron Darvin Nunez: Sikur ta shihnit si shënon në stërvitje...

15:04, 08/10/2022

Liverpool po luan nën parashikimet këtë sezon dhe tifozët e Liverpool e konsiderojnë Darvin Nunez si një nga fajtorët kryesorë.

Sulmuesi uruguaian ka shënuar vetëm dy gola në tetë paraqitje këtë sezon, që është shumë pak për një lojtar që janë derdhur 100 milion euro.

Trajneri i Liverpool-it, Jurgen Klopp, doli në mbrojtje të sulmuesit 23-vjeçar dhe i dha atij mbështetje të pakufizuar.

“Ai duhet të qetësohet, është gjithmonë në nxitim gjatë ndeshjeve, por lëvizjet e tij janë të jashtëzakonshme, të natyrshme dhe jashtëzakonisht të mira. Ne nuk e kishim këtë më parë. Nëse do ta shihnit vetëm se si shënon në stërvitje, do të habiteshit. Darvini tregoi se di të gjejë veten në pozicionin e duhur, gjë që është gjëja më e rëndësishme për një sulmues. Prandaj jam i sigurt se gjithçka do të jetë mirë, ai është ende një fëmijë dhe duhet të rritet e të bëhet burrë", tha Klopp.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco