Lajmi i fundit

Protestë në Belsh, dhjetra tregtarë mësyjnë në bashki

VIDEO/ Seferi e bën 'sefte' në Ukrainë, sulmuesi kuqezi i jep fitoren skuadrës së Vorskla pas asistit të Tolit

VIDEO/ Seferi e bën 'sefte' në Ukrainë, sulmuesi kuqezi i jep fitoren skuadrës së Vorskla pas asistit të Tolit

14:43, 08/10/2022

Më në fund, Taulan Seferi ka arritur të tund rrjetën në elitën e futbollit ukrainas. Sulmuesi i Kombëtares, që sezonin e shkuar shkëlqeu te Tirana, shënoi një gol me peshë në duelin ndaj Çernomorets Odesa, ku skuadra e Vorskla Poltavës arriti të triumfonte me rezultatin 2-1, falë golit të Seferit.

Teksa sfida po shkonte drejt barazimit, në minutën e 88-të, u regjistrua një gol i gjithi shqiptar. Pas harkimit të Ardit Tolit nga e djathta, mesfushori gjeti Seferin brenda zonës, i cili me një marrje fantastike, tregoi klasin e tij, duke realizuar një gol mjaft të bukur.

Ky ishte goli i parë në 6 ndeshje për Seferin. Një gol që 25-vjeçari e kishte kërkuar me ngulm, teksa tashmë kërkon të mos ndalet më.

Për sa i përket skuadrës së Vorskla Poltavës, ku aktivizohet 3 shqiptarët, Toli, Totre dhe Seferi, kjo ishte fitorja e dytë radhazi në kampionat që e ngjiti ekipin në kuotën e 7 pikëve, duke u pozicionuar përkohësisht në vendin e 9-të.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco