Një ditë 'zjarr' për sportdashësit, derbi i Serie-A dhe 'Der Klassiker'

Një ditë 'zjarr' për sportdashësit, derbi i Serie-A dhe 'Der Klassiker'

13:48, 08/10/2022

Na pret një fundjavë shumë e pasur me aktivitete sportive dhe sfidat e sotme bien në sy, duke përfshirë disa nga derbet më të mëdhenj në Evropë.

Në “San Siro”, në orën 18:00, do të luhet derbi mes Milanit dhe Juventus, sfidë e vlefshme për javën e 9-të në Serie-A.

Kuqezinjtë vijnë në këtë takim pas humbjes me Chelsean në Champions dhe me shumë mungesa të rëndësishme ku Pioli nuk mund të mbështetet te portieri Maignan, mbrojtësat Calabria, Florenzi e Kjaer si dhe Salemaekers e Messias në fazën ofensive. Lajm i mirë megjithatë, është rikthimi i Theo Hernandez që pritet ta nisë nga minuta e parë.

“Zonja e Vjetër” vjen nga një moment i mirë ku ka gjetur dy fitore radhazi mes Champions League dhe Serie A dhe kërkon të vazhdojë këtë trend edhe ndaj Milanit, që sigurisht do të vlente shumë edhe për moralin. Edhe statistikat mes trajnerëve flasin qartë në favor të Allegrit, me teknikun bardhezi që nuk dëshiron të humbasë më shumë terren në luftën për titull. Dueli do të jetë shumë i luftuar dhe spektakli është i garantuar.

Një super ndeshje do të luhet edhe në Bundesliga për javën e 9-të. Dortmund – Bayern, ose siç njihet ndryshe “Der Klassiker” do të zhvillohet në “Signal Iduna Park” në orën 18:30.

Të dyja skuadrat janë prekur, në Bundesligë, nga ulje-ngritjet e këtij sezoni. Ato kanë pikë të barabarta, nga 15 të tilla, -2 pikë nga kreu që mbahet prej Union Berlin dhe Freiburg.

Dortmundi i Edin Terzic në ndeshjen e fundit humbi kundër Këlnit 3-2, ndërsa në Champions League fitoi lehtësisht në “Ramon Sanchez-Pizjuan” ndaj Sevilla me rezultatin 4-1, falë një dopiete të Jude Bellingham, kapiten për rastin, dhe golave ​​të Karim Adeyemi e Julian Brandt.

Nga ana tjetër, skuadra e Julian Nagelsmann mundi 5-0 Viktoria Plzen në Champions League dhe Bayer Leverkusen 4-0 në Bundesligë, me golat e Sané, Musiala, Mané dhe Muller.

Në përballjen e fundit mes dy skuadrave, të luajtur në prill të vitit 2022 mbahet mend suksesi 3-1 i Bayernit, me gola të shënuar nga Gnabry, Leëandoëski dhe Musiala. Për Dortmundin, me atë rast shënoi Emre Can në “Allianz Arena”.

Ndër ndeshjet që bien në sy në Angli, padyshim që është ajo e surprizës Brighton me Tottenham-in e Contes.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco