Tension në tunel për gjykimin në Tirana-Laçi, drejtuesit bardheblu kapen me arbitrin

Tension në tunel për gjykimin në Tirana-Laçi, drejtuesit bardheblu kapen me arbitrin

11:34, 08/10/2022

Tirana barazoi ditën e djeshme ndaj Laçit me rezultatin 3-3, në stadiumin “Selman Stërmasi”, e vlefshme për javën e shtatë të Kategorisë Superiore.

Drejtuesit e Tiranës, për pak shkaktuan një incident në dhomat e zhveshjes, teksa shfrynë kundër vendimeve të arbitrit në momentin që këta të fundit po futeshin në dhoma.

Në korridoret e stadiumit nuk mungoi as një debat mes mesfushorit Albano Aleksi dhe gjyqtarit Florian Lata, që ishte në sistemin VAR.

Në këtë moment ndërhyri drejtori Tefik Osmani, duke i tërhequr vëmendjen lojtarit. (Panorama Sport)

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco