Zi në futbollin shqiptar, ndahet nga jeta ish-portieri i Kombëtares dhe Partizanit

Zi në futbollin shqiptar, ndahet nga jeta ish-portieri i Kombëtares dhe Partizanit

21:48, 07/10/2022

Pas Sulejman Maliqatit, një tjetër ish-portieri i Partizanit dhe Kombëtares shqiptare ka humbur jetën ditën e sotme. Bëhet fjalë për Bashkim Muhedinin, zemra e të cilit ndaloi së rrahuri në moshën 74-vjeçarë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku jetonte prej kohësh. Lajmi për ndarjen nga jeta të Muhedinit, është bërë publik nga FSHF.

Image

Pas problemeve me shëndetin, ish-portieri që shkëlqeu në vitet 70-të, nuk arriti të fitonte betejën me jetën. Pjesë  e Partizanit deri në vitin 1976, Muhedini ka qenë një nga portierët që ka mbetur në memorien e tifozëve të asaj kohe për pritjet spektakolare. Bashkim Muhedini lindi më 16 prill të vitit 1948 dhe kontribuoi për disa vite pranë skuadrës së Partizanit. Muhedini do të mbahet mend dhe për ndeshjet e luajtura me ekipin Kombëtar në vitet 70-të duke koleksionuar dhe nderuar në 7 ndeshje fanellën kuqezi.

“I hidhëruar për humbjen e njeriut të dashur të familjes tuaj, më lejoni që në emër të Federatës Shqiptare të Futbollit të shpreh ngushëllimet e mia më të sinqerta. Kontributi i tij në futbollin shqiptar do te vlerësohet gjithmonë. I paharruar qoftë kujtimi i tij”, shkroi FSHF në faqen zyrtare.

Ceremonia e nderimit të Bashkim Muhedini do të zhvillohet në Shtetet e Bashkuara të Amerikë

Ndeshjet e Muhedinit me ekipin Kombëtar:

12.06.1971 Gjermani P. – Shqipëri 2-0

14.11.1971 Shqipëri – Turqi 3-0

21.06.1972 Finlandë – Shqipëri 1-0

29.10.1972 Rumani – Shqipëri 2-0

06.05.1973 Shqipëria – Rumani 1-4

03.11.1973 Shqipëri – Gjermani L.1-4

08.11.1973 Shqipëri – Kinë 1-1

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco