Vllaznia fillon të mendojë për merkaton e janarit, një polak nis stërvitjet me shkodranët

Vllaznia fillon të mendojë për merkaton e janarit, një polak nis stërvitjet me shkodranët

19:13, 06/10/2022

Një mesfushor polak, emri i të cilit nuk bëhet i ditur nga klubi shkodran, ka nisur stërvitjen me Vllazninë prej pak ditësh. Bëhet fjalë për një mesfushor qendre, i cili duhet të bindë trajnerin Mirel Josa, e më pas klubi t’i ofrojë një kontratë.

Për shkak se nuk ka asgjë të sigurt për momentin, në klub janë të rezervuar për të dhënë detaje, pasi nuk duan të nxitohen. E kaluara ka treguar se lojtarët që vijnë në provë pas një kohe të gjatë pa luajtur, nuk kanë pasur karrierë te Vllaznia.

E njëjta gjë ndodhi edhe në sezonin e kaluar me mesfushorin francez, Mikael Panos, i cili edhe pse u federua në merkaton e janarit nga klubi, nuk u preferua asnjëherë në formacion dhe më së shumti u aktivizua me Vllazninë U-21.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco