Fitorja në Champions qetëson situatën te Juventusi, Nedved: Alegri nuk ka qenë në diskutim

Fitorja në Champions qetëson situatën te Juventusi, Nedved: Alegri nuk ka qenë në diskutim

09:35, 06/10/2022

Pavel Nedved ka qetësuar Masimiliano Alegrin lidhur me pakënaqësitë e ngritura së fundmi te Juventus.

“Alegri nuk ka qenë asnjë minutë të vetme në diskutim. Nga trajneri, lojtarët e deri te ne drejtuesit po punojmë që të rikthejmë Juven në pozitat për të luftuar për titull dhe për të tentuar kualifikimin për në 1/8-at e Champions-it.

I kemi idetë e qarta në kokë, por dy si Pogba dhe Kieza na prishin shumë planet, derisa janë jashtë”, tha zëvendëspresidenti.

Ndeshjen e ardhshme Juventusi do të ndeshet përballë Milanit dhe tifozët bardhezinjë do të kërkojnë një tjetër fitore.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco