VIDEO/ Trajneri bën sherr me ish-bashkëshorten në mes të rrugës

VIDEO/ Trajneri bën sherr me ish-bashkëshorten në mes të rrugës

10:17, 26/09/2022

E pabesueshme ajo që ka ndodhur me trajnerin e skuadrës së Neftçi Baku, Laurentiu Regenkampf, dhe ish-bashkëshorten e tij, njëkohësisht agjente futbolli, Anamaria Prodan.

Ish-çifti nga Rumania nuk janë përmbajtur dhe janë përleshur fizikisht në mes të rrugës, me trajnerin që ka goditur me shuplakë dhe grushte ish-gruan e tij.

Sipas mediave rumune, pas kësaj dhune të dy janë shoqëruar drejt komisariatit dhe kanë marrë urdhër mbrojtjeje.

Anamaria Prodan thotë se trajneri Regenkampf ka qenë i dehur dhe ka hyrë me dhunë në shtëpi duke e kërcënuar dhe duke e shtyrë.

Nga pamjet shihet sesi Laurentiu Regekampf e godet vazhdimisht në fytyrë.

Pamje të tmerrshme të cilat u bënë menjëherë virale në rrjet.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

analisti i pa anshem26/09/2022 14:50

Kjo duket se asht e planifikume nga gruja. E para ato nuk jane ne shtepi E dyta ajo i ka porosite njerzit qe jane tuj filmu dhe sillet nga kamera kur flet E treta ajo i ven durt ne gjoks atij e para, tuj e pengu dhe mas me e lane me ike. Kjo ngjarje mundet me pase shume ma teper, por sa i perket kesaj videoje gruja duhet me i pagu nji shume te majme atij.

Shto koment

Denonco