Kukësi-Partizani, publikohen formacionet zyrtare

Kukësi-Partizani, publikohen formacionet zyrtare

14:37, 19/09/2022

Do të luhet në orën 15:00, në stadiumin “Kukës Arena”, supersfida Kukësi-Partizani, e vlefshme për javën e 5-të të Kategorisë Superiore.

Dy ekipet vijnë nga dy skajet e ndryshme të tabelës së klasifikimit, teksa verilindorët renditen në vendin e fundit, ndërsa “demat” për momentin në vendin e dytë.

Kukësi në këtë takim vjen me një ndryshim në pankinë, teksa pas largimit të Skënder Gegës, në krye të stolit verilindor është ulur Enkeleid Dobi, i cili ka marrë përsipër detyrën që t’i japë një kthesë ekipit, pasi Kukësi nuk ka arritur ende të provojë shijen e fitores.

Ndërsa nga krahu tjetër, Partizani i Xhovani Kolelës do të synojë ringritjen pas disfatës së javës së kaluar ndaj Erzenit, dhe për të rimarrë sërish vendin e parë në renditje.

Formacionet zyrtare

Kukësi: Tafas; Haxhiu, Ilieski, Bytyçi, Ndreca; Moraesh, Sh. Taipi, Gj. Taipi, Giasi; Zivkoviç, Gabriel Barbosa

Trajner: Enkeleid Dobi

Partizani: Rexhepi; Hadroj, Bitri, Sota, Buxhelaj; Telushi, Rrapaj, Murataj; Hodo; Cara, Skuka

Trajner: Xhovani Kolela

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco