Reali triumfon në derbin me Atleticon, Ancelotti nuk e fsheh gëzimin: Çdo gjë ka qenë perfekte

Reali triumfon në derbin me Atleticon, Ancelotti nuk e fsheh gëzimin: Çdo gjë ka qenë perfekte

09:01, 19/09/2022

Reali ka mundur Atleticon në një derbi tepër të nxehtë. Suksesi 1-2 i “Los Blancos” në “Metropolitano” e ka lumturuar trajnerin Carlo Ancelotti, i cili nuk e ka fshehur gëzimin gjatë konferencës për shtyp pas takimit.

“Natyrisht që jam shumë i kënaqur, nuk ka se si të jetë ndryshe. Nuk është e lehtë të fitosh një derbi”, ka thënë italiani.

Më pas, trajneri i Realit i ka bërë një analizë më të thellë takimit.

“Pjesa e parë ka qenë e shkëlqyer do të thoja, çdo gjë ka qenë perfekte. Kemi shfrytëzuar na maksimum mundësitë e krijuara. E gjithë skuadra ka luajtur si një orkestër, ku secili ka bërë mjaft mirë detyrën e vet.

Më vjen pak keq që nuk mundëm të paraqiteshim të tillë edhe në pjesën e dytë. Ideja jonë ishte të luanim vertikalisht dhe pas dy golave në pjesën e parë menduam se do të ishin të mjaftueshëm për ta fituar takimin.

Por ata na shënuan në fundin e takimit, duke na e vështirësuar disi. Mendoj se në 45 minutat e dyta na mungoi pak ajo ambicia për të shënuar të tjerë gola, sepse mundësitë ishin, duke parë që Atletico na la shumë hapësira”, theksoi Ancelotti.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco