VIDEO/ Juve-Benfica, Di Maria pyet Milik: Pse të zëvendësoi?

VIDEO/ Juve-Benfica, Di Maria pyet Milik: Pse të zëvendësoi?

08:45, 15/09/2022

Juventus po ka kalon momente të vështira dhe humbja ndaj Benfica-s 1-2 e vërtetoi më së miri këtë.

Duket se situata brenda klubit torinez është e tensionuar ose kështu do të duket të paktën nga pamjet që sjell "Prime Video", të cilat brenda pak minutash u bënë virale në rrjet.

Në pamjet e transmetuesit, Di Maria i aktivizuar në pjesën e dytë, bisedon me Milik dhe e pyet: “Po pse të zëvendësoi?!”. Ky është rikonstruksioni i bërë dhe që duket qartë… Polaku bën mimikë si për të thënë “nuk e kam idenë”.

Milik në fakt nuk do të luajë në kampionat pasi ka mare karton të kuq dhe ndaj nuk dihet pse Allegri e hoqi duke futur Kean ne atë moment kur duhej një me koke brenda zonës së Benfica-s pasi do të vinin krosime nga krahët…

Massimiliano Allegri, trajneri i Juventusit, përmes mikrofonave të SkySport komentoi humbjen e keqe në shtëpi ndaj Benfica-s në Champions League: “Është e vështirë të shpjegosh se çfarë ndodhi, por pas 2-1 ndeshja ka përfunduar.

Performanca do të ishte e keqe edhe ne rast barazimi.Tani nuk kemi nevoje te flasim. Vetem pune dhe mendja te fusha. I thash skuadrës që në futboll ndodhin këto momente dhe duhet të dalësh prej tyre si kolektiv.

Në Champions League është e vështirë por nuk është e mbyllur. E kuptoj momentin e vështirë që jeton skuadra, në këto situata mjafton të japësh një penallti për të ndryshuar gjithçka. Të shqetesuar? Nuk duhet të mendojmë për shqetësimet”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco