Trajneri i Sampdoria-s shfryn ndaj arbitrimit: Ishin 3 ndeshje, e jona, e Milanit dhe e gjyqtarit

Trajneri i Sampdoria-s shfryn ndaj arbitrimit: Ishin 3 ndeshje, e jona, e Milanit dhe e gjyqtarit

12:22, 11/09/2022

Sampdoria u mund me rezultatin 1-2 nga Milan në shtëpi. Pavarësisht se luajtën me një lojtar më shumë prej minutës së 47’, pas ndëshkimit me karton të kuq të Rafael Leaos, xhenovezët nuk ia dolën të triumfonin ndaj kuqezinjve të Piolit.

Në përfundim të sfidës, trajneri Sampdorias, Marco Giampaolo dha një prononcim për mediat, ku vlerësoi kuqezinjtë, por u ndal tek gjyqtari i sfidës.

“Pas kartonit të kuq, gjyqtari e trajtoi keq sfidën. I njëanshëm, dukej sikur po mundohej të kompensonte gjërat. Nëse kartoni është i drejtë atëherë nuk ka nevojë të ndryshojnë gjërat. Milani nuk ka nevojë t’a ndihmojnë, e merr vetë atë që do.

Kartoni dhe penalltia janë njësoj. Tani nëse një gjethe lëviz në zonë këta e japin penallti. Ishin 3 ndeshje, e jona, e Milanit dhe e arbitrit. Gjykojeni ju! Arbitri i dha dorën Milanit.”- deklaroi tekniku italian.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco