VIDEO/ Përmbysja që i dha titullin kampionë, ja si e karikoi Guardiola skuadrën në dhomat e zhveshjes

VIDEO/ Përmbysja që i dha titullin kampionë, ja si e karikoi Guardiola skuadrën në dhomat e zhveshjes

08:59, 11/09/2022

Fitorja 3-2 me përmbysje ndaj Aston Villës në ndeshjen e fundit të kampionatit, shpalli Manchester Cityn kampion në Premier League sezonin e kaluar, megjithatë ky sukses nuk ishte aspak i lehtë për “citizens”.

Skuadra e drejtuar nga Pep Guardiola e mbylli pjesën e parë në disavantazh minimal 0-1, ndërsa klubi ka shpërndarë një video që tregon fjalimin e mbajtur nga trajneri spanjoll në dhomat e zhveshjes.

Zero kritika dhe zero këshilla mbi mënyrën e lojës, por vetëm punë për të përmirësuar aspektin psikologjik të të tijve dhe në të njëjtën kohë për të rritur besimin se ata mund t’ia dalin, ashtu si edhe ndodhi në fund.

“Është e pamundur të imagjinojmë pasojat në se nuk fitojmë, por dihet të qëndrojmë pozitivë deri në fund, pasi do ta kemi me siguri rastin për të bërë golin që na shërben për të hyrë në lojë. E di që jeni në presion, pasi rezultati është në dyshim, madje në rrezik. Është normale, por ne nuk do të kishim arritur deri këtu, nëse nuk do të ishim më të mirët. E di që e keni cilësinë për ta fituar këtë ndeshje. Duhet ta përballojmë pjesën e mbetur me pozitivitet, pasi duhet cilësi, të cilën ju e keni të mjaftueshme”, thotë Guardiola ndër të tjera.

Më pas skuadra u rikthye në fushë dhe pësoi një tjetër gol në minutën e 69’, por shënoi tre të tjerë në harkun mes minutave 76 dhe 81, duke bërë përmbysjen e madhe, që i shpalli kampionë të Anglisë. (Super Sport)

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco