VIDEO/ Momenti kur portieri i Cadiz dërgon defibrilatorin tek tifozi

VIDEO/ Momenti kur portieri i Cadiz dërgon defibrilatorin tek tifozi

21:20, 10/09/2022

Një ngjarje e pazakonshëm ka ndodhur gjatë kohës kur po zhvillohej ndeshja mes Cadiz – Barcelona.

Në minutën e 82’ është ndërprerë ndeshja pasi një tifoz kishte probleme shëndetësore në shkallët e stadiumit. 

Mjekët shkuan menjëherë t’i jepnin ndihmë mjekësore, ndërkohë, portieri i Cadiz-it Jeremias Ledesma nxitoi në zonë dhe hodhi një defibrilator në tribunë ndërsa të tjerët nxituan për të ofruar ndihmë.

Pas një ndërprerjeje 10-minutëshe, gjyqtari Carlos del Cerro Grande urdhëroi të dyja skuadrat të ktheheshin në dhomën e zhveshjes, ndërsa stafi mjekësor kujdesej për urgjencën në tribuna. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco