Momente paniku në Cadiz-Barça/ Barela vonon 30 minuta, portieri dërgon defibrilatorin tek tifozi

Momente paniku në Cadiz-Barça/ Barela vonon 30 minuta, portieri dërgon defibrilatorin tek tifozi

21:02, 10/09/2022

Përballja e Barcelonës me Cadiz u ndërpre për shkak të një urgjence mjekësore, ku një tifoz i katalanasve ka shfaqur probleme shëndetësore, gjë që ka bërë që mjekët e Barçës të ndërhyjnë në mënyrë të menjëhershme dhe që takimi të ndërpritej.

Portieri i Cadiz-it Jeremias Ledesma nxitoi furishëm në zonë dhe hodhi një defibrilator në tribunë ndërsa të tjerët nxituan për të ofruar ndihmë.

 

 

Image

Lojtarët nga të dyja palët u panë duke u lutur në fushë, ndërsa stafi dhe trajnerët nga pankina shikonin të shqetësuar.

Pas një ndërprerjeje 10-minutëshe, gjyqtari Carlos del Cerro Grande urdhëroi të dyja skuadrat të ktheheshin në dhomën e zhveshjes, ndërsa stafi mjekësor kujdesej për urgjencën në tribuna.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco