‘Mbreti i Evropës’, mediat angleze i thurin elozhe yllit norvegjez

‘Mbreti i Evropës’, mediat angleze i thurin elozhe yllit norvegjez

09:56, 07/09/2022

 

Erling Haaland është pa diskutim sulmuesi i momentit në Evropë. Norvegjezi udhëhoqi Manchester Cityn në një fitoretë pastër 0-4 në transfertë përballë Sevilla, realizoi një “dopjetë” duke e dërguar në 25 numrin e golave në Champions, një shifër kjo e arritur në vetëm 20 ndeshje në dispozicion.

Mesatarisht, Haaland realizon 1 gol në çdo 54 minuta.

20 minuta lojë i mjaftuan për të dërguar topin në rrjetë, debutim me gol edhe me fanellën e Man.City, ashtu siç ka bërë edhe me dy ekipet e tjera, Salsburg dhe B.Dortmund. Në pjesën e dytë ishte Foden që dyfishojë shifrat. Në minutën e 76-të, ylli norvegjez kompletoi mbrëmjen e tij perfekte duke realizuar golin e dytë personal dhe të tretin për Man.City. Sevilla e kishte të pamundur të reagonte ndërsa në shtesë, Ruben Diaz kompletoi “pokerin” e golave.

 

Mediat angleze i kushtuan faqen e parë Erling Haalad: “Mbreti i Evropës”, shkruan The Guardian. “I papërmbajtshëm”, shkruan Mirro duke saktësuar se Haaland shkon në kuotën e 12 gola këtë sezon.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco