Futbolli u ndal në Argjentinë pas atentatit ndaj zv.presidentes së vendit

Futbolli u ndal në Argjentinë pas atentatit ndaj zv.presidentes së vendit

09:16, 03/09/2022

Futbolli është ndalur plotësisht në Argjentinë pas atentatit ndaj zëvendëspresidentes së vendit, Cristina Fernandez de Kirchner.

De Kirchner (69) ishte shënjestër e një sulmi para shtëpisë së saj dy ditë më parë. Teksa ajo ishte duke përshëndetur turmën, sulmuesi i është afruar me armë në dorë, por për fat arma nuk shkrepi.

Për shkak të kësaj, të gjitha ndeshjet e futbollit janë anuluar deri në një njoftim të dytë. Federata Argjentinase e Futbollit lëshoi ​​një deklaratë për shtyp duke shprehur mbështetjen e saj për zëvendëspresidenten De Kirchner.

Ndërkohë, u ndalua vrasësi i mundshëm, i cili quhej Fernando Montiel, 35-vjeçari brazilian.

Sot ishte parashikuar të luheshin tri ndeshje të nivelit elitar të futbollit argjentinas dhe një numër i madh ndeshjesh në rangun e ulët.

 

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco