Lajmi i fundit

LIVE/ Komisioni Hetimor për sistemin TIMS

Premier League vendos rekord të ri në merkato, ja cilat janë blerjet më të shtrenjta nga klubet angleze

Premier League vendos rekord të ri në merkato, ja cilat janë blerjet më të shtrenjta nga klubet angleze

10:40, 02/09/2022

Premier League nuk di të ndalet në tregun e transferimeve. Në total, vetëm në këtë merkato vere, klubet angleze shpenzuan mbi 2 miliardë paund, duke vendosur një rekord të ri shpenzimesh në tregun e transferimeve, rekordi i fundit ishte në 2017 me 1,45 miliardë paund.

Ekipi që ka shpenzuar më shumë është Chelsea me 258,5 milionë paund (8 lojtarw tw afruar nw total) ndërkohë një vit më parë kishin shpenzuar vetëm 97,5 milionë paund. Presidenti i ri i bluve, Todd Boehly nuk është kursyer aspak. Ne vendin e dytë, si klubi që ka shpenzuar më shumë është Man.United me 214 milionë euro, 6 afrime, ndërsa në vendin e tretë renditet West Ham.

Premier League

Si rrallë herë në podium mungon Man.City, “qytetarët” kanë shpenzuar vetëm 124,5 milionë euro dhe renditen në vendin e 6-të. Shumë larg ndodhen dy klubet e tjera, Arsenal dhe Liverpool, në vendin e 9-të dhe të 10-të. Të kuqtë kanë shpenzuar 99,2 milionë euro, por sërish kanë shpenzuar më shumë se një vit më parë.

Merkato ndër vite

Nga 10 transferimet më të shtrenjta të kryera në këtë merkato vere, 7 prej tyre janë realizuar nga klubet angleze. Lojtari më i shtrenjtë në këto merkato vere rezulton Antony, 85,5 milionë paund i kushtojë Man.United blerja e brazilianit. Në vendin e dytë renditet Darwin Nunez, 80 milionë paund shpenzojë Liverpool për ta marrë nga Benfika. Fofana, Casemiro, Cucurrela, Isak, Richarlison janë pje tjetër e 7 nga 10 transferimet më të shtrenjta në këtë merkato vere.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco