FOTO/ Partizani firmos me mbrojtësin e Shpresave

FOTO/ Partizani firmos me mbrojtësin e Shpresave

19:24, 31/08/2022

Partizani mendon për të tashmen dhe të ardhmen. Klubi i kuq, vetëm pak orë para mbylljes së merkatos verore, ka zyrtarizuar firmën me një 19-vjeçar me perspektivë.

Bëhet fjalë për Marçelino Prekën që do të jetë pjesë e të kuqve deri në vitin 2026.

Njoftimi i Partizanit:

“Partizani njofton arritjen e transferimit të lojtarit Marçelino Preka. Mbrojtësi i talentuar 19-vjeçar bashkohet me të kuqtë pas eksperiencës pozitive me ekipin e Bylisit.

Preka, i cili është njëkohësisht kontingjent i ekipit tonë përfaqësues U-21, do të jetë pjesë e të kuqve për 4 sezonet e ardhshme me opsion rinovimi edhe për një tjetër vit”.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco