Zyrtare/ Futbolli shqiptar ndërron ekran, 'Abissnet Superiore' do të transmetohet në 'Oversport'

Zyrtare/ Futbolli shqiptar ndërron ekran, 'Abissnet Superiore' do të transmetohet në 'Oversport'

10:22, 13/08/2022

Tashmë është vendosur zyrtarisht. Futbolli shqiptar ndërron ekran pas shumë viteve. “Abissnet Superiore”, Kupa e Shqipërisë, Superkupa dhe Kategoria e Parë do të jenë ekskluzivitet i “Oversport”-it dhe “Tibo”-s. Palët kanë arritur marrëveshjen me Federatën Shqiptare të Futbollit për transmetimin e këtyre kompeticioneve për 3 sezonet e ardhshme. Oferta e propozuar prej “Oversport”-it dhe “Tibo”-s ishte më e larta, duke rezultuar kështu fituesja. Lajmin e bën të ditur vetë platforma “Oversport” përmes kanaleve të tij zyrtare.

“ZYRTARE! Oversport dhe Tibo sigurojnë të drejtat e transmetimit të futbollit shqiptar për 3 sezonet e ardhshme. Nga 2022-2025 do të ndiqni Abissnet Superiore, Kategoria e Parë, Kupa e Shqipërisë dhe Superkupa e Shqiperisë”, shkruhet në komunikimin e “Oversport”-it në faqen zyrtare në “Facebook”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco