Lajm i mirë, Barcelona nis regjistrimin i lojtarëve

Lajm i mirë, Barcelona nis regjistrimin i lojtarëve

10:08, 13/08/2022

Barcelona ishte në luftë kundër kohës për të federuar 5 blerjet e reja të verës, megjithatë duket se ia doli që të ketë të gatshëm katër prej tyre për ndeshjen e parë të kampionatit, që i sheh katalanët të angazhuar ndaj Vallecanos.

Kështu pas shitjes për 100 milionë euro të 24.5 % të aksioneve të “Barca Studios”, klubi ia ka dalë të regjistrojë emra si Robert Lewandowski, Franck Kessie, Raphinia dhe Christensen, teksa i vetmi që nuk është federuar ende, është mbrojtësi francez Jules Kounde.

Ky i fundit është i dëmtuar dhe pritet të rikuperohet vetëm në fillim të shtatorit, ndaj në ditët e ardhshme drejtuesit e Barcelonës do të provojnë të largojnë De Jong, Braithwaite dhe njërin mes Depay e Aubameyang, për të mundësuar edhe federimin e ish mbrojtësit të Sevillas.

Gjithashtu janë federuar edhe Ousmane Dembele e Sergi Roberto, me të cilët u rinovua kontrata këtë verë, pasi ajo e mëparshmja skadoi më 30 qershorin që lamë pas.

Ky është një lajm mjaft i mirë për katalanët dhe trajnerin Xavi, që do të ketë më në fund skuadrën e plotë në dispozicion dhe do të provojë të rindezë rivalitetin me Realin e Madridit në sezonin e ri të La Ligës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco