Zyrtare/ Kostic është lojtari më i ri i Juventus, detajet e kontratës

Zyrtare/ Kostic është lojtari më i ri i Juventus, detajet e kontratës

17:06, 12/08/2022

Në kontratë deri në qershor 2023 me Eintracht Frankfurt, Filip Kostic zyrtarisht i bashkohet Juventus. Pas arritjes së marrëveshjes me skuadrën gjermane, klubi torinez bëri të ditur lajmin këtë të enjte. Mesfushori 29-vjeçar, i cili kaloi me sukses ekzaminimin mjekësor, i ofron vetes një sfidë të re në Serie A.

"Juventus Football Club SpA njofton se ka arritur marrëveshjen me Eintracht Frankfurt  për blerjen e lojtarit Filip Kostic kundrejt një shume prej 12.0 milion € në tre vite, përveç bonuseve. Juventus dhe Kostic kanë arritur marrëveshjen deri më 30 qershor 2026," saktësohet në komunikatën e klubit italian.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco