EMRI/ Mafia shqiptare pas kartonit të verdhë të dyshimtë të Xhakës

EMRI/ Mafia shqiptare pas kartonit të verdhë të dyshimtë të Xhakës

09:07, 05/08/2022

Autoritetet në Angli kanë nisur një hetim të gjerë pasi futbollisti shqiptar i Arsenalit, Granit Xhaka, mori një karton të verdhë të dyshimtë gjatë një ndeshje, kur Arsenali po fitonte me rezultatin 4-1 ndaj ekipit të Leeds.

Por në 10 minutat e fundit të ndeshjes, Xhaka mori një karton të verdhë krejt të panevojshëm.

Sipas gazetës Daily Mail, hetimet për këtë karton të çuditshëm duket se do përfshijnë edhe mafian shqiptare.

Xhaka u dënua me karton të verdhë në minutën e 86-të, pasi vonoi një goditje të lirë, edhe pse ekipi i tij po fitonte thellë.

Aktiviteti i pazakontë i basteve në minutat e fundit të ndeshjes, bëri të autoritetet të nisin hetimet.

Mes të tjerash, një bast prej 52 mijë sterlinash ishte vënë se Xhaka do të ndëshkohej në 10 minutat e fundit të ndeshjes.

Por autoritetet duket se kanë zbuluar një rrjet më të madh kriminal.

Daily Mail shkruan se shumë prej aktivitetit zhvillohet në Shqipëri. Në qendër është mafia shqiptare. Autoritetet kanë zbuluar prova për shuma të mëdha bastesh në monedha virtuale.

DM thekson se në qendër të hetimit është Alban Jusufi, një ish-sulmues shqiptaro-suedez, i cili kishte fituar shuma të mëdha duke vënë bast se Xhaka do ndëshkohej.

41-vjeçari Jusufi është dënuar në vitin 2017 pasi i kishte dhënë ryshfet një portieri suedez që të mos përformonte mirë gjatë një ndeshje.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco