FOTO/ Ronaldo, ti je? Legjenda e futbollit shokon fansat me pamjen e tij

FOTO/ Ronaldo, ti je? Legjenda e futbollit shokon fansat me pamjen e tij

17:19, 04/08/2022

Sulmuesi i famshëm brazilian, Ronaldo, është fotografuar këto ditë në pushime me të dashurën e tij, Celina Locks, e cila është 13 vite më e re.

Braziliani ka zgjedhur të kalojë pushimet në Ibiza dhe ka shokuar fansat në mbarë botën me format e tij trupore.

Ish-futbollisti më i mirë në botë ka shtuar shumë peshë që kur u tërhoq nga futbolli dhe këtë e dëshmuan edhe fotot e shkrepura nga paparacët.

Ronaldo është pronar i Valladolidit, skuadrës së ligës së parë spanjolle dhe duket se një nga futbollistët më të mirë në histori nuk i kushton shumë rëndësi asaj që ha.

Kujtojmë se pasi luajti në Cruzeiro, ai shkoi në Evropë ku fillimisht veshi fanellën e PSV Eindhoven, e më pas luajti për Barcelonën, Interin, Realin dhe Milanin.

Në fund të karrierës ai luajti për brazilianët Corinthians, ndërsa për kombëtaren braziliane grumbulloi gjithsej 98 ndeshje.

Ai shënoi 62 gola dhe udhëhoqi Brazilin drejt titullit të botës në vitin 2002.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco