VIDEO/ Kyrgios goditi me top një grua të moshuar në tribunë, tenisiti i kërkoi falje dhe i bëri një dhuratë

VIDEO/ Kyrgios goditi me top një grua të moshuar në tribunë, tenisiti i kërkoi falje dhe i bëri një dhuratë

15:29, 04/08/2022

Tenisti australian, Nick Kyrgios, kaloi në raundin e tretë të turneut ATP në Uashington, duke mposhtur me rezultat 6:4, 6:3 tenistin vendas Tommy Paul, teksa sërish ishte në qendër të vëmendjes për sjelljen e tij.

Në turneun e tij të parë pas finales së Wimbledon, Kyrgios debatoi me arbitrin në stilin e tij, komunikoi me publikun dhe "bleu" të gjithë të pranishmit në stadium me një lëvizje.

Në setin e parë, Paul shërbeu, Kyrgios u përpoq të kthente topin në fushë, por sfera doli jashtë dhe goditi një zonjë të moshuar të ulur në rreshtin e parë.

Ndonëse nuk ishte një goditje e fortë, duke gjykuar nga reagimi i zonjës, duket se u lëndua dhe menjëherë të dy tenistet iu afruan për të parë se si ndihej ajo.

Kyrgios i kërkoi falje dhe vendosi t'i jepte asaj një suvenir - një nga peshqirët e tij.

Publiku në Uashington e shpërbleu me duartrokitje të përzemërta për këtë lëvizje dhe sonte do të luftojë me një tjetër amerikan, Reilly Opelka në çerekfinale.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco