Nedim Bajrami ndryshon mesfushën e Fiorentinës

Nedim Bajrami ndryshon mesfushën e Fiorentinës

15:44, 27/07/2022

Mediat pranë klubit të Fiorentinës po shkruajnë se si do të ndryshojë mesfusha e ekipit vjollcë për sezonin e ri.

Një prej emrave që do të jetë në këtë repart është edhe lojtari i Kombëtares shqiptare, Nedim Bajrami, për të cilin Fiore ka shprehur një interesim shumë të lartë.

Ai tashmë është një pistë konkrete, teksa këtë javë agjenti dhe drejtuesit e Fiores dhe Empolit do të bisedojnë.

Bajrami dhe Lo Selso janë dy emrat kryesorë për të formuar mesfushën e klubit, por fantazisti kuqezi është më pranë afrimit, duke plotësuar këtë repart me Mandragorën, Bonaventurën dhe Dunkan ose Maleh për sezonin e ri gjatë të cilit do të marrin pjesë në Ligën e Konferencës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco