Presidenti i Atleticos: Nuk kemi shprehur interesim për Ronaldon

Presidenti i Atleticos: Nuk kemi shprehur interesim për Ronaldon

13:26, 27/07/2022

Një kalim i mundshëm i Cristiano Ronaldos tek Atletico Madrid u mohua kategorikisht nga presidenti i klubit Enrique Cerezo.

“Nuk e di se kush e shpiku këtë histori për Cristiano Ronaldon tek Atletico Madridi. Sigurisht që nuk është e vërtetë. Është praktikisht e pamundur që ai të vijë në Atletico Madrid", tha Cerezo.

Prej disa ditësh e ardhmja e CR7 po lidhet me një kalim në “Wanda Metropolitano”.

Kjo për shkak se qëndrimi tij tek Manchester United mbetet ende i paqartë.

Portugezi është rikthyer te Manchester Unitedi, për të biseduar rreth të ardhmes.

Derisa vazhdojnë raportimet se ai po e kërkon largimin nga “Old Trafford”.

37-vjeçari me “Djajtë e Kuq” ka kontratë të vlefshme edhe për një sezon, teksa në kontratën e tij me klubin anglez ekziston edhe opsioni për të zgjatur bashkëpunimin edhe për një tjetër sezon.

Pesë herë fituesi i “Topit të Artë” ende nuk ka filluar stërvitjet me skuadrën e Erik ten Hag, teksa mbetet të shihet se cili do të jetë vendimi përfundimtar i tij për të ardhmen.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco