Aleksis Sançez pranon të largohet nga Interi vetëm për te Barcelona

Aleksis Sançez pranon të largohet nga Interi vetëm për te Barcelona

09:11, 26/07/2022

Ende pa mbaruar kampionati dihej që Aleksis Sançez po jetonte ditët e fundit si lojtar i Interit.

Në dy muaj distancë nga java e fundit e Serisë A ku së bashku me shokët pa Milanin të festonte titullin, kiliani duket sikur u ka “ngelur” në derë nënkampionëve të Italisë.

Pretendimet e shumta në lidhje me destinacionin e radhës apo rrogën e re kanë bërë që sulmuesit të mos i gjendet një zgjidhje e përshtatshme.

Klubi është munduar t’i tregojë derën edhe duke e paguar, por përfitimet e premtuara nuk kanë qenë në lartësinë e pritshmërive të Sançesit.

Dy ditë më parë lojtarit i erdhi një ofertë, të cilën e tërhoqi sa për ta shqyrtuar.

Ishte Olimpiku i Marsejës ku trajneri i sapoemëruar, Igor Tudor, e kishte kërkuar sulmuesin si përforcim për sezonin e ri.

Vetëm që të largohet, zikaltrit janë të gatshëm t’i ofrojnë një bonus prej 5 milionë eurosh, ndërkohë që gjatë gjithë javëve të fundit Sançes ka kërkuar të paktën 8 milionë për të nënshkruar prishjen e kontratës.

Megjithëse paguhet 7 milionë euro në vit, ai kërkon një më tepër për t’u larguar, çka i ka prishur shumë punë klubit, sidomos në çështjen “Dybala” pasi kiliani rëndon në bilanc me 14 milionë euro.

Sidoqoftë, duke u kthyer tek oferta e Marsejës, lojtari ka refuzua duke bërë të qartë vendosmërinë e tij për të mbetur në ekip.

E vetja hipotezë që do ta bënte të ndryshonte mendje është një skuadër ku ka luajtur për disa sezone.

Bëhet fjalë për Barcelonën, por vështirë që trajneri Ksavi të marrë në konsideratë një 33-vjeçar që është në grahmat e fundit të karrierës.

Interi do të pranonte t’i jepte edhe 5 milionë euro shpërblim për ta larguar, teksa në organikë do të lirohej një hapësirë e cila mund të mbushet nga një lojtar i të rinjve, teksa për titullarët alternativat janë Dzeko dhe Korrea.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco