Humbja ndaj boshnjakëve, Seferi: Mungesa e rezultatit më mërzit, shokëve u dhashë moral pas ndeshjes

Humbja ndaj boshnjakëve, Seferi: Mungesa e rezultatit më mërzit, shokëve u dhashë moral pas ndeshjes

09:29, 20/07/2022

Taulant Seferi nuk po arrin të shënojë me Tiranën në kompeticionet europiane. Sulmuesi kryesor i kampionëve të Shqipërisë foli pas humbjes 0-1 ndaj Zrinjski në Conference League për SuperSport, ku ndër të tjera tha:

Jam i mërzitur që nuk kam shënuar, por më shumë për mungesën e rezultatit. Goli do vijë, mungesa e rezultatit po më mërzit shumë. Të shtrëngohemi, të bëjmë një gol atje, do të jetë ndryshe.

 

Nuk e di, ndodh diçka kur nuk ecën asgjë. Na duhet përqendrim më i madh se në ndeshjet e kampionatit. Në Europë ndëshkohesh, kështu që na duhet përqendrim më i madh.

Sfida e kthimit? Shokët janë të gjithë të mërzitur. U thashë: ta ngrini kokën lart, mund të bëjmë një gol në Bosnje”, deklaroi sulmuesi i Tiranës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco