Gareth Bale mund të bëhet shok skuadre me Chiellinin

Gareth Bale mund të bëhet shok skuadre me Chiellinin

18:04, 25/06/2022

Gareth Bale me shumë mundësi do ta vazhdojë karrierën e tij shumë larg Spanjës dhe klubit ku ai kaloi kulmin e tij, Real Madridit.

Me shumë mundësi sulmuesi do të bashkohet me skuadrën e Los Angeles FC, të cilët po ashtu duan të afrojnë edhe Giorgio Chiellinin.

Uellsiani u nda nga madrilenët me një zhgënjim të madh, pasi sezonin e fundit më shumë e kaloi në stol.

Ndërsa u përfol për një lëvizje të 32-vjeçarit në drejtim të Getafes, apo përtej faktit që për të shfaqin interes skuadra nga Premier League dhe Seria A, Bale duket se ka zgjedhur të vijojë rrugëtimin e tij në një kontinent tjetër, në Amerikë.

Ende nuk dihet oferta që Los Angeles i kanë bërë sulmuesit, ajo që është e sigurt është fakti që në Amerikë Bale do të marrë maksimumin e mundshëm.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco