Njeriu numër një i UEFA-s: Të protestojnë punëtorët e fabrikave, jo Klopp dhe Guardiola

Njeriu numër një i UEFA-s: Të protestojnë punëtorët e fabrikave, jo Klopp dhe Guardiola

15:45, 25/06/2022

Presidenti dhe njeriu numër një i UEFA-s, Alexander Ceferin, tha në një intervistë për Gazzetta dello Sport se pagat e futbollistëve do të zvogëloheshin në mënyrë drastike nëse do të reduktohej numri i ndeshjeve në një sezon, gjë që shpesh kritikohet nga menaxherët Jurgen Klopp dhe Pep Guardiola.

Ceferin tha se në thelb duhet të ankohen punëtorët që punojnë në fabrika, jo futbollistët dhe se situata në këtë drejtim është shumë e qartë.

“Të gjithë duan më shumë ndeshje kupe, por askush nuk dëshiron të heqë dorë nga asgjë”, tha slloveni, duke shtuar:

"Klubet kanë kërkuar 10 ndeshje në fazën e grupeve të Champions League, por do të jenë tetë, ky është numri i duhur. Do të ishte më e dobishme që 18 klube të luanin në liga, por presidentët nuk janë dakord.

Guardiola dhe Klopp ankohen? Është e lehtë të kritikosh  FIFA-n dhe UEFA-n, por puna është se nëse luan më pak, ke edhe rroga më të ulëta. Ata që duhet të ankohen janë punëtorët e fabrikës që punojnë për 1000 euro në muaj."

Ai tha gjithashtu se projekti i Superligës është plotësisht i vdekur dhe se aktualisht janë "vetëm tre persona" që janë "të zemëruar me të gjithë".

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco