Futbollisti anglez dështon në testet fizike dhe mendore pas muajit të mjaltit, transferimi te skuadra belge nuk ndodh

Futbollisti anglez dështon në testet fizike dhe mendore pas muajit të mjaltit, transferimi te skuadra belge nuk ndodh

14:13, 25/06/2022

Andy Carroll nuk do të luajë për Club Bruges, kampionin aktual të Belgjikës. Sulmuesi anglez, i cili si lojtar i lirë është në kërkim të një klubi të ri, e humbi mundësinë për të luajtur në Ligën e Kampionëve, edhe pse transferimi thuajse kishte përfunduar.

Siç raporton Daily Mail, transferimi e tij u anulua pasi  dështoi në testet fizike dhe mendore pasi u kthye nga muaji i mjaltit ku ishte në Meksikë me gruan e tij Billy Mucklow.

Carrol e gjeti veten në qendër të një skandali para dasmës, pasi në publik u shfaqën foto, ku shihej lojtari bashkë me dy vajza në shtrat.

Pavarësisht gjithçkaje, gruaja e tij Billy Mucklow e fali dhe vendosi të martohej me të.

Gjatë karrierës së tij, Carrol luajti për Newcastle, West Ham, Preston North, Liverpool, Reading dhe WBA.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco